Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me krizën ekonomike që po përballet vendi.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se Shqipëria është vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve në Evropë.
Sakaq shton se PL zotohet për të ndaluar shpopullim dhe t’i rikthejë të ardhëm të rinjve.
Postimi i plotë:
Shqipëria është vendi me papunësinë më të lartë të të rinjve në Europë.
Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, 79% e të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë largohen nga vendi për shkak të pagave të ulta.
Tirana është ndër tre kryeqytetet me çmimet më të larta në Europë për blerjen e apartamenteve, duke penalizuar më së shumti çiftet e reja dhe duke ua bërë të pamundur të rinjve ndërtimin e familjes dhe të ardhmes së tyre në Shqipëri.
Ndërsa Qeveria është kthyer në asfiksuese e së ardhmes së të rinjve, rikthimi i shpresës dhe mbrojtja e familjes dhe vendit nga shpopullimi është kthyer në një mision mbarëkombëtar, për të cilin nuk do të ndalemi në asnjë moment.