Afro 300 civilë mbërritën në Zaporizhzhia ditën e djeshme nga Mariupol dhe zonat përreth, pas një operacioni të ri të kalimit të sigurt të koordinuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, palët në konflikt dhe Kombet e Bashkuara.
Të martën disa dhjetëra civilë kanë mundur të largohen nga zona e uzinës Azovstal në Mariupol duke mbërritur më pas në Zaporizhzha gjatë një operacioni kalimi të sigurt pesë-ditor.
“Ne jemi të lehtësuar që më shumë jetë janë kursyer. Mirëpresim përpjekjet e rinovuara të palëve në lidhje me operacionet e kalimit të sigurt. Ato mbeten vendimtare dhe urgjente”, tha Pascal Hundt, kreu i delegacionit të KNKK-së në Ukrainë.