Largohet nga mbledhja pasi nuk iu dha fjala, Berisha: Alibeaj pushon së qëni kryetar grupi

Pasi nuk i është dhënë fjala në mbledhjen e ditës së sotme të grupit parlamentar të PD, ish-kryeministri Berisha është larguar nga selia blu, por mediat i kanë zënë prit në dalje.

Ai është pyetur nga gazetarët, por nuk preferoi të flasë gjatë, duke u shprehur se Alibeaj duhet të pushojë së qëni kryetar, pasi po punon për Ramën.

Fjala e Berishës:

“Pas vendimit të tij për të paditur PD-në për llogari të qeverisë në gjykatë, mund të them se ai për mua pushon së qeni kryetar i grupit parlamentar. . Nuk është fjala për mendim,por për veprim. Veprimi është shumë i gabuyar. Nuk ka asnjë bazë. Padia është të mos pranosh një proces që sot s’e kundërshton asnjë shqiptar. Nuk ka asnjë tagër. Ai e konsideron veten kreytar i PD, në një kohë kur ai nuk ka asnjë funksion të tillë”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *