Një 68-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet se ka përndjekur një çift bashkëshortësh. Shtetasi me inicialet V.H. ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, shtetasit me inciialet K. M. dhe Zh. M. me qëllim që të largoheshin nga banesa e tyre, në Delvinë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 68 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka përndekur në mënyrë të vazhdueshme, shtetasit K. M. dhe Zh. M. (bashkëshortë), me qëllim që të largoheshin nga banesa e tyre, në Delvinë” – thuhet në njoftimin e policisë.