Është shembur me shpërthim të telekomanduar pallati 6-katësh në Durrës i cili ishte planifikuar për tu prishur si pasojë e dëmtimeve të shumta nga tërmeti I 26nëntorit të vitit 2019.
Ditën e djeshme banorëve të lagjes 13 në Durrës iu ka ardhur një paralajmërim nga ana e IKMT-së, e cila ju kërkon që “sot nga ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë”.
Për asrye të sigurisë banorët e shtëpive dhe bizneseve që ndodhen pranë këtij pallati janë larguar , zona ishte e rrethuar nga efektivët e policisë.