“Largojeni atë m*t topi nga aty”, Granit Xhaka shthur fjalorin ndaj shokëve të skuadrës

Granit Xhakën nuk e kanë mbajtur nervat gjatë një ndeshje, ndërsa ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës. Arsenali nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Slavia Pragë në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen në Ligën e Europës.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 86’, por 5 minuta më vonë, çekët barazuan shifrat, që nuk ndryshuan deri në fund. Kjo e ka nervozuar së tepërmi mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës.

“Largojeni atë m*t topi nga aty”, mësohet t’iu ketë bërtitur Xhaka shokëve të skuadrës, pas pësimit të golit. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Çeki, ku skuadra e Artetës do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin.

Sa i takon jetës private, ai do të bëhet së shpejti baba për herë të dytë. Kohë më parë, Leonita zbuloi se është shtatzënë. Futbollisti postoi në Instagram një foto shumë të ëmbël, në të cilën shihej përkrah bashkëshortes dhe vogëlushes së tyre, që shumë shpejt do të marrë rolin e motrës së madhe. Disa ditë pasi zbuluan shtatzëninë, Leonita tregoi se ata do të bëhen sërish prindër të një vajze, dhe se Ayana do të bëhet me motër.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *