Sulm me thikë në Las Vegas. Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë jashtë një kazinoje në Las Vegas Strip. Autori, sipas Skynews është Yoni Barrios, 32 vjeç. Dyshohet se ai ishte i armatosur me një thikë të madhe kuzhine.
Vajzat e shfaqjes dhe interpretuesit e rrugës janë mes personave të plagosurve në sulmin në bulevardin Las Vegas, përballë kazinosë dhe hotelit ëynn.
Nga gjashtë të plagosurit e dërguar në spital, tre janë në gjendje kritike dhe tre të tjerët thuhet se janë stabile. Dy personat që gjetën vdekjen janë: Brent Hallett, 47 vjeç, dhe Maris Digiovanni, 30 vjeç.
Autori u arrestua pas ndjekjes nga kalimtarët e rastit.