Kryeministri Edi Rama ka kryer në orët e para të së hënës një operacion në Qendrën Spitalore Univeristare Nënë Tereza. Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendesitit.
Ditën e sotme, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Rama ka falenderuar të gjithë ata që janë interesuar për shëndetin e tij si dhe ka njoftuar se tashmë ndodhet në fazën e rikuperimit në shtëpi.
Postimi:
“Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.
Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.
Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.
Ju dua shumë, Edi”