Lautaro Martinez, një nga sulmuesit ku pjesën e dytë ishte në hije, ka analizuar humbjen e Argjentinës ndaj Arabisë Saudite.
“Në pjesën e parë duhet të kishim shënuar më shumë se një gol, por ky është Botërori dhe tani kemi dy ndeshje të tjera përpara. Humbëm për shkak të gabimeve tona, më shumë se kurrë në pjesën e dytë.
Detajet bëjnë diferencën dhe ne duhet t’i korigjojmë ato. Humbja dhemb shumë, kemi ëndërruar të fillojmë Kupën e Botës duke fituar, por tani duhet të shikojmë përpara dhe të stërvitemi për ndeshjet e ardhshme”, është shprehur sulmuesi i Interit.