Vendimi i Malit të Zi, Maqedonisë së Veirut dhe Bullgarisë për të ndalur flutimimin në zonën e tyre ,ka detyruar mesaduket kryediplomatin rus Sergei Lavrov të anulojë vizitën e tij dy ditore në Beograd që do të niste nga sot. Lajmi nuk është konfirmuar nga ministria e jashtme ruse, por një burim për Interfax e ka cituar edhe agjensia Reuters.
Burimi konfirmoi një raport të medias serbe që thoshte se Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kishin mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionin që do të transportonte kryediplomatin e Moskës në Beograd të hënën.
Nuk ka asnjë koment të menjëhershëm nga ministria e jashtme ruse.
Serbia, e cila ka lidhje të ngushta kulturore me Rusinë, ka shmangur presionin për të marrë anën për pushtimin rus të Ukrainës dhe nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç ranë dakord muajin e kaluar se Rusia do të vazhdojë furnizimin me gaz natyror për Serbinë, ndërsa vendeve të tjera janë ndërprerë për shkak të refuzimit të pagesës së gazit rus në rubla.