Sipas ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, një “perde e re e hekurt” po bie midis Rusisë dhe Perëndimit. “Sa i përket perdes së hekurt – ajo tashmë po zbret,” u tha Lavrov gazetarëve në Minsk të enjten. “Ky proces tashmë ka filluar” tha ai duke sygjeruar me ironi se politikanët perëndimorë duhet të jenë të kujdesshëm “të mos i zënë gishtat në të”.
Ministri i Jashtëm rus akuzoi Bashkimin Evropian se nuk tregon “asnjë interes” për pozicionin e Rusisë. Vendimet e BE-së janë “të diktuara nga Uashingtoni”. Vendimet e marra në samitin e NATO-s në Madrid treguan se SHBA-të “duan t’i nënshtrojnë të gjitha shtetet në vullnetin e tyre”. “Sot perdja e hekurt po ngrihet nga vetë perëndimorët,” u pajtua ministri i jashtëm bjellorus Vladimir Makey në takimin në Minsk.
Ish-kryeministri britanik Ëinston Churchill shpiku termin Perde të Hekurt në 1946 për të përshkruar izolimin e Bllokut Lindor Sovjetik nga bota kapitaliste.