Lavrov: Rusia dëshiron që konflikti në Ukrainë të përfundojë

Rusia dëshiron që konflikti në Ukrainë të përfundojë. Por ai shtoi se Moska do i përgjigjet perëndimit që po i dërgon armë Kievit, ka thënë ministri i jashtëm i vendit, raporton Sky News.

Sipas Sergei Lavrov, forcat e Moskës do të reagonin ndaj shpërndarjes së armëve perëndimore me rreze më të gjatë duke u përpjekur t’i shtyjnë forcat ukrainase më larg nga kufijtë e saj.

Në një intervistë në televizionin shtetëror, Lavrov shtoi se të gjithë do të dëshironin që konflikti në Ukrainë të përfundonte, por mbështetja e Perëndimit për Kievin po luante një rol të rëndësishëm në mënyrën se si Rusia i qaset fushatës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *