Lazio kërkon të mbushë arkat nga shitja e Sergej Milinkovic-Savic, me mesfushorin që tashmë kërkohet nga skuadra e Premier League.
Arsenali ka bërë edhe ofertën për shërbimet e 27-vjeëarit, ku sipas “Calciomercato” raportohet se oferta në drejtim të Lazios ishte 50 milionë euro.
Kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga skuadra italiane, e cila lojtarin e saj e vlerëson të paktën 70 milionë euro.
Lacianët janë të vendosur që nëse “Topçinjtë” nuk vijnë me një ofertë të tillë për shërbimet e mesfushorit serb atëherë, ky i fundit do të qëndrojë në Serie A, pasi ka kontratë të vlefshme me kryeqytetasit deri më 30 qershor 2024.