Drejtori sportiv i Lazios para ndeshjes ndaj Spezias ka komentuar për momentin dhe golat e skuadrës:
“Rruga drejt pjekurisë është e gjatë, e cila fillon nga larg. Ne i kemi pasur gjithmonë llogaritë në rregull dhe kemi krijuar një grup konkurrues si brenda dhe jashtë fushës.
Në 19 vitet e presidencës së Lotitos, duhet theksuar se rruga e këtij klubi ka qenë gjithmonë në rritje dhe këtë e dëshmojnë edhe shifrat.
Në 10 vitet e fundit, deri në 4-5 ndeshjet e fundit të ligës, kemi luftuar për të shkuar në Champions League.
Më kujtohet ndeshja që humbëm kundër Interit në ditën e fundit në sezonin 2017/18. Për rritjen e një klubi, nevojitet planifikim: jemi në rrugën e duhur dhe mendoj se e ardhmja e Lazios mund të jetë ende rozë.
Largimi nga Evropa nuk ishte një zgjedhje : kur të bëjmë analizën, do të jemi në gjendje të kuptojmë edhe arsyet pse u larguam nga Europa League dhe Liga e Konferencave.
Nuk është e lehtë të menaxhosh një sezon në të cilin ndeshjet luhen çdo tre ditë dhe nuk është e lehtë për t’u përgatitur për ndeshjet.
Duke arritur qëllime të rëndësishme, atëherë ekziston mundësia e planifikimit në një mënyrë edhe më të rëndësishme”.