Pas dy fitoreve radhazi, Inter bie në “Olimpico” të Romës. Është Lazio që e mposht 3-1, duke u shkaktuar humbjen e parë zikaltërve. Një humbje që djeg për Simeonen, teksa sheh ish ekipin e tij ta mund ashtu si sezonin e kaluar.
Dueli është zhbllokuar pesë minuta përpara fundit të pjesës së parë. Felipe Anderson mori një asist të bukur nga Sergej Milinkovic-Savic, iu shkëput mbrojtjes kundërshtare dhe mposhti Handanovic me kokë. Pjesa e parë mbyllet 1-0.
Inter shton forcat sulmuese në të dytën dhe gjen shpejt golin e barazimit. Në 51’ Lautaro Martinez shënon pas pasimit të Dumfries. Goli i dytë sezonal për argjentinasin, që edhe njëherë tjetër shfaqet protagonist.
Ndeshja hapet totalisht, janë miqtë që marrin iniciativën, ndërsa Lazio zgjedh kundërsulmin, që tregohet efikas në 75’, kur Luis Alberton shënon për vendasit. Inter hidhet i gjithi në sulm, por është Lazio që shënon sërish. Pedro në 86’ con shifrat në 3-1.
Vendasit administrojnë këtë avantazh deri në fund. Te Lazio, Elseid Hysaj hyri në fushë në minutën e 76-të, ndërsa Kristjan Asllani nuk u preferuar nga trajneri Simeone.