Lë pas dëmtimin dhe rikthehet në stërvitje, Armando Broja gëzon tifozët e Chelsea

Armando Broja ka lënë pas dëmtimin e rëndë që pësoi në një miqësore pasi këputi ligamentin dhe kreu një operacion i cili përfundoi me sukses. Në fillim u diskutua se Broja do të mungonte gjatë, por rikuperimi post-operacion ka shkuar shumë mirë, duke bërë që bomberi shqiptar të çohet në këmbë dhe të nisë stërvitjen.

Sulmuesi shqiptar është parë së fundmi në palestrën e klubit duke u stërvitur me shokët e tij të ekipit. Si çdo herë pas një dëmtimi të rëndë, lojtarët rikthehen fillimisht në palestër duke bërë ushtrime dhe stërvitje të personalizuar dhe më pas kryejnë stërvitjen e fundit në fushë me skuadrën. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Brojën, pasi sulmuesi i Chelsea tashmë ka bërë hapat e parë duke u rikthyer në stërvitje.

Ky është vetëm fillimi i rikuperimit, por mund të thuhet se Broja është në gjysmë të rrugës për t’u rikuperuar plotësisht. Sipas asaj që mësohet, Armando Broja mund të rikthehet në fushën e lojës me skuadrën e Chelsea-s nga fundi i muajit prill ose në fillim të muajit maj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *