Rafael Leao po kthehet në çështje te Milani. Kontrata aktuale e lojtarit skadon në vitin 2024, ndërsa për momentin palët po negociojnë për zgjatjen e bashkëpunimit.
Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, oferta e fundit është refuzuar. Futbollisti nga Portugalia nuk ka pranuar propozimin prej 5.5 milionë euro në sezon, duke e konsideruar shifrën e përmendur si tejet të ulët.
Leao nuk lëshon pe dhe situata mbetet akoma e paqartë. Kampionët e Italisë po mendojnë për një ofertë tjetër për të bindur sulmuesin për rinovimin, pasi cilësitë e tij janë të padiskutushme dhe kontributi i dhënë në sezonin që kaloi ka qenë i madh.