Ajo dhe Mevlani Shaba krijonin një nga çiftet më të preferuara të “Për’puthen”. Është fjala për Ledjana Prengën, e cila së fundmi ka vendosur që të bëjë një bisedë virtuale me ndjekësit e shumtë në “Instagram”.
Pjesa më e madhe e fansave ka qenë e interesuar që të dijë nëse ish-konkurrentja e programit të dashurisë, ka arritur që të gjejë dashurinë apo jo.
“A je beqare?”, e ka pyetur dikush, ku Ledjana është përgjigjur: “Ç’rëndësi ka nëse të tjerëve u thua je beqare apo e lidhur. Me rëndësi është ta duash dikë dhe të bëhet motivi parë për çdo gjë”.
Më pas një tjetër ndjekës e ka pyetur se si ndjehet shpirtërisht, ajo ka treguar hapur se është e dashuruar.
“Ndjehem e dashuruar. Ndjenja të përziera”, është shprehur ajo.
Gjithashtu ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka treguar se i mungon dikush që e thërret “bebe”. Me sa duket ajo është e dashuruar kokë e këmbë dhe nuk e dimë nëse do të vendosë në të ardhmen të zbulojë dashurinë e saj.
/Priza.al/