Ledjana Prenga është një nga ish-konkurentet më të përfolura të sezonit të dytë të “Për’puthen” për shkak të trekëndëshit të dashurisë që u formua mes saj, Mevlan Shabës dhe Antonela Berishës.
Mirëpo kjo histori ka mbetur në të shkuarën tashmë, pasi Prenga është në një lidhje të re dashurie. Kohë më parë u raportua se Ledjana po shijonte një romancë me një djalë nga Kosova larg vëmendjes së publikut.
Më pas ka qenë vetë ish-konkurentja e cila me anë të postimeve në Instagram, ka pohuar këto aludime. Tanimë nuk ka më dyshime! E ftuar në emisionin ‘Prive’, Prenga ka folur për sa i përket marrëdhënies së saj të re. Ndër të tjera Ledjana u shpreh se ai ka ndikuar për mirë tek ajo, ndonëse identitetin sërish e mbajti të fshehtë.
“Jam në lidhje me një djalë nga Kosova. Më pëlqejnë shumë kosovarët, pse jo e kam shprehur. Dhe jam tepër e lumtur. Kaq mund të them. Është bërë një kohë e gjatë dhe kjo ka ndikuar shumë pozitivisht tek qetësia ime. Gjithçka funksionon për mrekulli,”-shtoi Ledjana Prenga.
Në këtë intervistë, ish-konkurentja zbuloi gjithashtu se ka humbur plot 20 kilogram. Ajo foli gjithashtu edhe për planet e së ardhmes, ku u shpreh se po mendon të zhvendoset për të jetuar në Gjermani. Lediana tha se do të specializohet dhe do të ushtrojë profesionin e saj si dentiste.