Gjatë spektaklit të fundit të “Big Brother Vip” , dy ditë më parë ka qenë i ftuar edhe reperi i njohur Ledri Vula.
Ai kishte vendosur të surprizonte dy miqtë e tij, Dj Dagz dhe Dj PM dhe më pas, takoi edhe banorët e tjerë. Duke biseduar, ai tregoi se publiku po i ndjek jashtëzakonisht shumë dhe njerëzit janë afeksionuar me ta.
Në rrjet po përflitet se Ledri, kishte futur në shtëpi një letër për Borën dhe Donaldin.
Ishte këngëtarja Beatrix Ramosaj, ajo e cila menjëherë pas spektaklit ka gjetur një letër në oborr.
Shumë shprehen në komente, se kjo letër hyri nga Ledri.
/Priza.al/