Futbollisti i ri i talentuar, Willi Gnoto është transferuar në orët e fundit të merkatos te Leeds-i në Premier League.
Sulmuesi 18-vjeçar është shitur nga Zyrich për 4.5 milionë euro plus bonuse, ndërsa është vendosur edhe një klauzolë në rast se shitet në të ardhmen.
Gnoto, me origjinë nga Bregu i Fildishtë por me pasaportë italiane, ra në sy me kombëtaren ‘axurre’ gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve në qershor.
Në të kaluarën Gnoto ka qenë edhe pjesë e të rinjve të Interit.