Pas barazimit në derbi me Tottenham, Chelsea ka shkuar edhe më keq në sfidën e tretë të Premier League, duke humbur në transfertë me Leeds, që fiton 3-0 ndaj Bluve të Londrës.
Dy gola të shënuar në harkun kohor të katër minutave në pjesën e parë, fillimisht Aaronson në 33’ dhe më pas Rodrigo në 37’. Të besuarit e Tuchel u përpoqën deri në fund të paktën të shmangnin humbjes, por vendasit u mbrojtën mirë, madje Leeds shënoi edhe golin e tretë në 69’ me Harrison.
Ditës ters së miqve ia vuri vulën Koulibaly, i cili në fund mori kartonin e dytë të verdhë dhe la të tijtë me 10 vetë. Në këtë sfidë mungoi Armando Broja për Chelsean, i cili është dëmtuar në mesin e kësaj jave.