Lefter Alla, kreu i Bashkisë së Bulqizë, ka folur pas arrestimit të tij.
Ai i ka cilësuar “gjyqe politike” akuzat ndaj tij për korrupsion dhe abuzim me tenderat, ndërsa është shprehur se më mirë t’i kishin kërkuar të hapte krahun.
“Në gjykimin tim më mirë të më thoshin hap krahun, se sa të bëhen këto gjyqe politike”, është shprehur ai.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Rama komentoi tërthorazi arrestimin e Allës, duke i këshilluar të gjejë vetë avokat, ndërsa theksoi se PS nuk ofron shërbime avokatie.
Tenderi që çoi pas hekurave Allën së bashku me zyrtarët është ai i ndërtimit të ujësjellësit të lagjes së vjetër, Bulqizë, me vlerë 322.439.000 lekë të rinj.
Alla në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurorimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.