Ish-deputeti Lefter Maliqi i është bashkuar Kuvendit të Sali Berishës, ndërsa tha se sot pret ‘ndryshimin e madh’. Sipas Maliqit, dita e sotme do të bashkojë opozitën, teksa shtoi se dje Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi ‘patën përpëlitjen e fundit’.
‘Nuk jam delegat, jam opozitar, pjesë e opozitës së bashkuar, mirënjohës i Berishës për ato që ka bërë për qarkun e Beratit. I vetmi që pavarësisht gabimeve që ka bërë PD, ndryshimet gjatë drejtimit të tij kanë qenë të dukshme. Edhe unë jam i prerë në besë nga Lulzim Basha. Luli me Bardhin dhe shoqatën e tij ka patur përpëlitjet e fundit. Sot është shi, bereqet, sot presim ndryshimin e madh, dhjetori i dytë edhe më i madh se ai i 1990. Sot është bashkimi i opozitës. Sot gjithë opozita e bashkuar është me Sali Berishën, nëse Basha do ishte burrë do të vinte sot këto në Kuvend’, tha ai.
/Priza.al/