Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është duke zhvilluar një takim me drejtorët e policisë së qarqeve Tiranë, Durrës, Elbasan, Dibër dhe Korçë, së bashku me anëtarët e tjerë të këtij dikasteri.
Burime për median bëjnë me dije se fokusi i takimit do të jetë lufta ndaj kanabisit. Sakaq, takimi është duke u mbajtur në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Mësohet se Çuçi ka thënë se nevojitet një një intensifikim i luftës ndaj trafikut të drogës dhe të mos krijohet ideja që legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do të thotë kultivim masiv.
“Intensifikoni luftën kundër kanabisit, të mos krijohet ideja se legalizimi për qëllime mjekësore do të thotë kultivim masiv. Nuk është kështu. Zero tolerancë për këdo që tenton të kultivojë. Duhet bashkëpunim me pushtetin vendor”, ka thënë ministri Çuçi.
Pas këtij takimi, bëhet me dije Çuçi do të mbajë një takim të ngjashëm në Fier.