Legalizimi i kanabisit/ Qeveria përgatit draftin ligjor, ja kushtet

Qeveria e Shqipërisë ka bërë gati draftin për legalizimin e kanabisit, i cili do përdoret për qëllime mjekësore.

Burime për median bëjnë me dije se kompanitë të cilat do të shprehin interes për të kultivuar kanabisin në Shqipëri duhet të vërtetojnë që kanë një kapital jo më të vogël se 100 milionë lekë dhe mund të sigurojnë licencën për mbjelljen e bimës për të paktën 15 vite. Lidhur me draftin e propozuar do të ngritët një agjenci e posaçme e cila do të kontrollojë zbatimin e ligjit nga subjektet, ku komisioni do të jetë me përfaqësues nga Ministritë e Shëndetësisë, Ekonomisë, Bujqësisë dhe nga Ministria e Brendshme.

Licenca për kultivim do të variojë deri në 15 vite dhe se sipërfaqja nuk duhet të jetë më shumë se 5 deri në 20 hektarë.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *