Legjenda e futbollit Pelé, në spital / E bija ndan foton prekëse

Vajza e futbollistit legjendar Pelé, ka ndarë një foto me të nga spitali. Braziliani, 82-vjeçar, është shtruar në spital në fund të muajit të kaluar, pas një infeksioni në rrugët e frymëmarrjes.

Kely Nascimento, vajza e tij, shkroi “Ne vazhdojmë të jemi këtu, në luftë dhe në besim. Edhe një natë bashkë”, në foton e postuar në profilin e saj në rrjetin social Instagram. Ajo duket teksa përqafon të atin, të shtrirë në një shtrat spitali.

Pelé, që nga shtatori i vitit të kaluar, u diagnostikua me kancer në zorrën e trashë. Përveç përparimit të kësaj sëmundjeje, ai u prek edhe nga virusi Covid-19, i cili dyshohet të jetë bërë shkak edhe për marrjen e infeksionit në mushkëri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *