Legjenda e Romës: Do të paguaja 200 milionë për “Faraonin”

SHARE TWEET SHARE EMAIL KOMENTE
Francesco Totti rikthehet të flasë për futbollit dhe këtë e bën në një televizion egjiptian. Kuptohet tema kryesore e bisedës do të ishte marrëdhënia që ai ka pasur me Mohamed Salah, një ish-shoku i skuadrës te Roma midis 2015 dhe 2017:

“Salah është një nga 10 lojtarët më të fortë në botë dhe unë kam një marrëdhënie me të që shkon përtej futbollit”, – shprehet Totti, i cili megjithatë nuk ka dyshime se cilët janë më të mirët. “Messi dhe Ronaldo mbeten më të mirët. Ata janë dy lojtarë të ndryshëm, Messi është më teknik, Ronaldo është më shumë lojtar për ekipin”.

Ish-numri 10 i verdhekuqve fokusohet edhe te cilësitë njerëzore të “Faraonit”.

“Salah, përpara se të jetë lojtar i madh, është një djalë i jashtëzakonshëm, i përulur, i sjellshëm dhe gjithmonë i disponueshëm. Nuk kemi shumë histori bashkë, ai bënte jetën e tij, stërvitej dhe shkonte në shtëpi te bashkëshortja. Ai zhvilloi një kampionat të madh me ne dhe e dija se po të shkonte te një ekip si Liverpooli do të ishte bërë edhe më i fortë. Po të isha president i një skuadre, do t’i paguaja të paktën 200 milionë për të”.

Totti bën edhe një kritikë për “France Football” dhe kriteret për caktimin e çmimit individual “par excellence” të futbollit botëror, Topin e Artë: “Sinqerisht, në karrierën time 30-vjeçare nuk e kam kuptuar ende si mund ta fitoj Topin e Artë: nëse është një çmim ekipor apo një çmim individual”, – thekson ish-kapiteni i Romës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *