Lehtësimi i sanksioneve ndaj aksesit të iranianëve në internet, Irani kundër SHBA-së: Kërkon të avancojë qëllimet e saj

Teherani kritikoi sot masën e Uashingtonit për të dhënë përjashtime nga sanksionet për të ndihmuar në sigurimin e aksesit në internet për iranianët gjatë protestave mbarëkombëtare.

Dje Shtetet e Bashkuara njoftuan se po heqin disa nga sanksionet tregtare që kishin vendosur ndaj Iranit, në mënyrë që kompanitë e teknologjisë të ofronin platforma dhe shërbime që do t’i lejonin iranianët të hynin në internet.

Sipas Republikës Islamike, kjo lëvizje është në përputhje me qëndrimin armiqësor të Uashingtonit ndaj Teheranit.

“Duke lehtësuar disa sanksione të lidhura me komunikimin,  duke ruajtur presionin maksimal, SHBA kërkon të avancojë qëllimet e saj kundër Iranit’, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Nasser Kanani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *