Gazetarja e sportit tashmë në ekranin e RTSH-së, Lei Kraja, pas shumë intervistave kush prezantohet si vajzë e hapur dhe ekstavagante, ka shfaqur anën e saj të konservatorzimit, edhe pse është rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një diskutim shumë interesant online me ndjekësit e saj, ajo iu drejtoi të gjithëve pyetjen: Cila është gjëja që nuk do e falnit te një person?
Duke u bazuar te përgjigjet e të tjerëve, ajo zbuloi edhe të pathënat e saj. Kur dikush shprehu faktin që ka bezdi partnerin që ndjek të tjera vajza në ‘Instagram’, ndërkohë që është një lidhje serioze, Lei pranoi se ajo vetë i vëzhgon profilet dhe nuk toleron. Gjithashtu, si shumë as moderatorja nuk e fal tradhtinë.
Ndërsa me një detaj, mbase për një lidhje të shkuar, Lei na tregoi që nuk fal, nuk harron, por edhe hakmerret. Por historia më e papritur ishte ajo me vjedhje. Lei rrefeu se e kanë vjedhur kushërirat dhe këtë veprim nuk e toleron aspak.
Moderatorja e sportit, Lei Kraja, tërheq gjithnjë vëmendjen jo vetëm me linjat trupore seksi në rrjetet e saj sociale, ku merr pëlqime e komente të shumta, por edhe me historitë që tregon nga jeta e saj. Ndjekësit janë kuriozë të dinë pothuajse çdo gjë për të, jo vetëm rreth jetës profesionale, por edhe rreth asaj private.
E pyetur nëse është beqare apo në një lidhje, Lei zgjodhi të mos flasë, duke publikuar vetëm pyetjen pa një përgjigje. “Flirt kemi, por … publicitet. Jam romantike, e pres kafen në shtrat, dua të përkëdhelem. Nëse jo, më mirë vetëm. Kush tha që jam vetëm?! Jetën private e kam thënë nuk e zbuloj, por kur të martohem do ta tregoj”, thotë ajo.
Një tjetër ndjekëse e pyeti: “Tani je 28 vjeç, do të bësh fëmijë së shpejti?”. Lei u përgjigj: “Nuk i dihet kurrë”, duke nënkuptuar se tashmë e mendon veten edhe nënë në të ardhmen e afërt. Ajo publikon edhe pyetjet provokative e pikante që i bëhen pa komplekse.
Pak kohë më parë, dikush e pyeti: “Kur e ke humbur virgjërinë?”, së cilit Kraja iu përgjigj: “Me datën… Nuk është puna juaj”, shkroi moderatorja. Një tjetër e ka pyetur nëse do të dashurohej me një djalë që s’ka pasuri, pra, të varfër.
Lei u përgjigj: “Ummm, jo. Kam punuar shumë për të bërë regres. Pres më lart nga partneri”. Moderatorja e njohur, Lei Kraja ka rrëfyer edhe momentin më të frikshëm të jetës së saj, kur tentuan ta rrëmbejnë në New York. Gjatë një interviste tregoi se ndërsa po kthehej natën vonë në shtëpi pas pune një person e ndoqi dhe tentoi ta fusë në makinë.
“S’e di si kam shpëtuar”, rrëfeu moderatorja, teksa shtoi se për t’i ikur nga duart vrapoi nëpër shkallë dhe u fsheh. Lei Kraja u shpreh se ky episod aspak i këndshëm i ka lënë një shije të hidhur dhe sot e kësaj dite mban një çelës për t’u vetëmbrojtur, nëse del në rrugë gjatë orëve të vona të natës.
“Kam qenë në New York dhe kam ndryshuar shumë punë. Isha shumë punëtore atje. Shumë më shumë sesa tani, bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, nuk mora as taksi, kot, as uber apo tren se e kisha shumë afër me shtëpinë. Shkoj në një garazh/parking sepse kaloja gjithmonë aty për më shkurt. As mami im nuk e di këtë, nuk ia kam treguar se s’doja të frikësohej.U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar. Dhe tani i them motrës sime që të bëjë kujdes.
Vrapova nëpër shkallë, u futa, u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë atë kohë. Kur dola në rrugë kryesore, nuk e di ishte një shije shumë e keqe. Nuk udhëtoja dot më natën, s’e di isha shumë e frikësuar. Tani kur eci natën mbaj me vete çelësin, e kam si refleks. Nëse ndodh gjë, jam gati për të goditur. Nuk është i frikshëm New York, zona ku po ecja është e sigurt, por më qëlloi ai episod. S’kisha kurrë frikë, ai moment më uli pak me këmbë në tokë. Ua kthej meshkujve, nuk ua përtoj. Por këtu s’kam pasur ndonjë bezdi. Mos më ngacmoni se jam gati për të goditur”, u shpreh ajo, në “Natën me Aulonën”.
Moderatorja foli edhe për jetën e saj private dhe marrëdhënien me nënën e saj. Lei Kraja rrëfeu se me mamanë e saj nuk ka folur kurrë për jetën intime, pasi e ëma nuk dëshiron të dijë për lidhjet e saj derisa të vendosë të martohet. Ndërsa tregoi se përse është aq e rezervuar për jetën personale dhe “zgjidhi misterin” se kush e shoqëronte në pushimet në Maldive.
“Mami ose do punonte për të na mundësuar një jetë të mirë, ose do rri me ne. Unë do rri me fëmijët, do jem më e hapur. Është ndjerë, nuk i kemi diskutuar gjërat hapur sidomos në lidhje me djemtë, lidhjet intime. Do jem shumë shoqe me fëmijën time. Nuk i kam thënë kurrë për lidhjen time të parë. Kur të martohesh do ma thuash. Kur të jesh gati për një marrëdhënie ma thuaj. Jam 28 vjeçe. Për momentin zemra nuk zbulohet, si vota (qesh).
S’kam qejf të flasdhe familjen time nuk e ekspozoj. Gjërat e mia intime sa më pak t’i dinë njerëz, aq më e lumtur do jem, aq më shumë i shijon gjëra. Udhëtoj pa fund dhe disa vende nuk i kam postuar, i kam shijuar në maksimum. S’do të thotë që kam qenë me partner, isha me shoqërinë dhe më Maldive kam qenë me një shoqe dhe vajzën e saj. S’kishte asgjë misterioze. S’kam qejf të postoj me kë jam, çfarë ha dhe pi. S’kam problem thashethemet, për sa kohë jam e lumtur. Kur të jem e martuar dhe me fëmijë s’kam çfarë bëj. Jam shumë e lumtur, këtë vit kam punuar me veten. Ndihem shumë mirë, e lehtësuar. Nuk e kuptoj”, u shpreh Lei Kraja.
Ajo foli dhe për vështirësitë më të mëdha që ka kaluar në jetën e saj, të cilat i ndan në tri etapa. Ndërsa e ftuar në “E ardhmja është vajzë”, moderatorja e sportit foli për periudhën kur prindërit iu divorcuan, kur jetonte vetëm në New York dhe kur u rikthye në Shqipëri.
Kur filloi të fliste për divorcin e prindërve, ajo nuk mundi t’i mbante lotët kur kujtoi sakrificat e mamasë për t’u kujdesur për katër fëmijët e saj e vetme në Amerikë.
“Vështirësitë e jetës mund t’i ndaj në tri etapa. Një nga këto është kur u ndanë prindërit e mi, gjë që ishte shumë e vështirë për mua. Shqiptarët e bëjnë pak tragjike ndarjen. Edhe për ne ishte shumë e vështirë në atë kohë nga ana emocionale se ishim katër fëmijë. Kur u ndanë, unë isha 13-14 vjeçe dhe isha më e madhja e fëmijëve. Është periudhë shumë delikate se ti akoma nuk e di kush je, çfarë je… Jo se ke nevojë për të dy prindërit, por mënyra si u trajtua ajo çështje e bëri të vështirë.
Pastaj mami na mori përsipër nga ana financiare, jo se po hedh babin poshtë, po nga ana financiare është pak e vështirë në mes të Amerikës një grua të rrisë me të gjithë të mirat katër fëmijë. Etapa tjetër ishte padiskutim kur u bëra e pavarur nga ana financiare, 21 vjeçe sa u diplomova. Mami u diagnostikua me një sëmundje kronike që e ka akoma edhe sot. Edhe për mua ishte pak e vështirë, sepse jam rritur e llastuar.
Qëllova të isha në New York dhe aty ka shumë kërkesa. Atëherë e pashë jetën ndryshe, por kjo gjë më bëri shumë të zonjën. Etapa e tretë ishte këtu në Shqipëri. Kur erdha ishte shumë e vështirë. Të jepet një mundësi e shkëlqyer për të qenë në ekran dhe thjesht nuk je e aftë për momentin. Nuk kisha talent të them të drejtën, thjesht me këmbëngulje kam arritur këtu ku jam. Bërryla nuk kam pasur aq shumë, duke e krahasuar me Amerikën”- përfundon Kraja.
/Burimi: Panoramaplus.al/