Këngëtarja Enca Haxhia, e cila njihet si një nga personazhet që bën më shumë pushime ka ndarë këshilla me ndjekësit e saj në Instagram.
Me anë të një instastory ajo u ka sugjeruar fansave të bëjnë pushime, në mënyrë që të ruajnë kujtime të bukura, pasi thekson se paratë vijnë e shkojnë.
“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do të jesh kurrë kaq i/e re sa sot, ndaj:
Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe, lëre telefonin, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin mendor dhe shpirtëror.
Nuk kam asnjë respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Sidomos nëse jeni duke bërë para.
Do të thotë që ju jeni një skllav i punës tuaj, një skllav i parave.
Nuk ka justifikime për mospushime! Ju domosdoshmërisht duhen shumë lekë; merr shoqen të dashurin, familjen ose shko tekpull.
Merr një dhomë me qera ose një tendë afër një deti/liqeni/lumi/mali. Bli ushqime në market dhe gatuaj gjëra të thjeshta në shtëpi. Shijojnë më shumë se karkalecat në lokal. Eksploro natyrën, noto, bëj ecje, shko për peshkim, shijo perëndimet, merr rreze dielli, një një të dashur vere, luaj me top, bëj shoqëri të reja, ji mendjehapur, lexo një libër, pi një spliffm pikturo, mbaj ditar.
Harxhove ca lekë?! Edhe çfarë pastaj?! Të premtoj se këto ditë pushimesh do të të lumturojnë & do i mbash mend shumë më shumë se sa ditët ku je mbyllur në zyrë. Krijo kujtime të bukura”, ka shkruar ajo.