Lëkundet fqinji ynë Jugor, tërmet 4.8 ballë raportuar pranë ishullit të Zakynthos

Greqia nuk po gjen qetësi dhe duket se formacionet gjeologjike në këtë vend janë në lëvizje të vazhdueshme.

Për pasojë një tërmet tjetër me magnitudë 4.8 ballë ka goditur sot ishullin grek të Zakynthos.

Tërmeti ka ndodhur rreth 40 minuta më parë dhe raportohet se thellësia e tij ka qenë 10 km nën det.

Deri më tani nuk janë raportuar të lënduar apo dëme materiale, ende priten të dhëna zyrtare nga institucionet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *