Lëkundet sërish Johnson, japin dorëheqjen dy ministra të rëndësishëm

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka reaguar pas largimit nga postet ministrore të Sajid Javid dhe Rishi Sunak.

Javid dha dorëheqje si Ministër i Shëndetësisë ndërsa në vend të tij u emërua Steve Barclay gjersa Sunak nuk është më kancelar i Thesarit.

Në një letër të shkurtër, kryeministri shkruante “I dashur Saj, faleminderit për letrën tuaj të dorëheqjes. Më erdhi shumë keq që e mora. Ju i keni shërbyer kësaj qeverie dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar pa dallime”.

Johnson vuri në dukje punën e Javidit për të trajtuar problemet e COVID-19 dhe planet e tjera për shërbimin shëndetësor, dhe u zotua se “Qeveria do të vazhdojë t’i përmbushë ato”.

“Do të më mungosh shumë dhe pres me padurim kontributin tënd nga bankat e pasme”, përfundoi ai.

Ndërkohë, në letrën drejtuar ish-kancelarit Sunak, ai thotë se i vjen keq që ka merr letrën e dorëheqjes së Sunakut.

Ai thotë se Sunak ofroi “shërbim të jashtëzakonshëm për vendin gjatë periudhës më sfiduese për ekonominë tonë në historinë e kohës së paqes”.

Dorëheqje kanë dhënë edhe disa zyrtar të tjerë qeveritar duke përfshirë edhe nënkryetarin e partisë që e udhëheq kryeministri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *