Vendi ynë është goditur nga dy tërmete këtë mëngjes. Sipas EMSC, lëkundja e parë sizmike ka ndodhur në orën 04:39. Tërmeti ka pasur një magnitudë 3.3 të shkallës Rihter dhe është ndjerë në disa zona. Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 14 kilometra në veri të Durrësi. Thellësia e lëkundjes sizmike ka qenë 2 km.
Ndërkohë, një tjetër tërmet është regjistruar rreth orës 05:00. Sipas EMSC, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 21 km në Jug-perëndim të Tepelenës. Lëkundja sizmike ka qenë 3.4 e shkallës rihter. Fatmirësisht nga të dy tërmetet nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.