Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur Greqinë mesditën e sotme. Mediat, duke cituar autoritetet vendase bëjnë me dije se epiqendra e saktë e tërmetit ka qenë 12 km në jugperëndim të Ormylia Halkidiki.
Tërmeti në Greqi vjen një ditë pas lëkundjeve shkatërruese që ndodhën në juglindje të Turqisë dhe që shkaktuan dëme kolosale edhe në Siri. E gjitha bota është solidarizuar duke i ardhur në ndihmë shtetit turk, ndërsa paniku ka përfshirë edhe shtetet e tjera.