Lëkundje tërmeti janë regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm.
Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë dhe Ujit (IGJEUM) bë me dije se lëkundje tërmeti janë ndjerë rreth orës 06:32. Epiqendra ka qenë 19 km në verilindje të Elbasanit dhe magnituda ishte 3.6 ballë të shkallës Rihter.
Thellësia e lëkundjeve sipas IGJEUM ishte 15 km. Nuk bëhet fjalë për momentin për dëme.