Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më herët në qarkun e Elbasanit. Sipas EMSC, tërmeti ishte i magnitudës 3.9 ballë, 10 km larg Elbasanit dhe 31 km larg Tiranës.
Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut. Sakaq, tërmeti ka pasur një thellësi fokale 10 km.
Deri më tani nuk raportohet për dëme.