Një tërmet tjetër ka goditur mëngjesin e kësaj të diele në Kretë.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter dhe ka ndodhur në orën 07:36 të mëngjesit.
Thellësia fokale, sipas Institutit Gjeodinamik, ishte 19.6 km. Sipas mediave greke epiqendra e tërmetit ndodhet 6 km në juglindje të Tympaki Heraklion.
Tërmeti i ri vjen pak ditë pas tërmetit 5.1 ballë i shkallës rihter që ndodhi sërish në këtë zonë duke shkaktuar panik te banorët.