Një tërmet me magnitudë 3.6 është regjistruar në Sicilinë verilindore pak pas mesnatës së 18 majit.
Mediat italian raportojnë se sipas gjetjeve të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte epiqendrën 8 kilometra nga Maniace (Catania) dhe 9 nga Floresta (Messina), në një thellësi prej 37 kilometrash.
Gjithashtu një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pranë Acireale me magnitudë 3.2, dhe një tjetër një tërmet me magnitudë 2.5 afër Santa Venerina.
Fatmirësisht deri më tani nuk janë raportuar dëme në njerëz.