Lëkundjet e fuqishme të tërmetit dje në Tiranë, qytetarët braktisën banesat dhe mbushën rrugët

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit që u regjistruan mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, kanë shkaktuar panik tek qytetarët.

Në Tiranë qytetarët kanë dalë nga banesat e tyre të frikësuar. Shumë prej tyre kanë gjetur zona pa ndërtesa për të qëndruar, ndërsa shumë të tjerë kanë hipur në makina. Sheshi “Nënë Tereza” është mbushur plot me makina për shkak se është një zonë e sigurt sepse nuk ka pallate përreth.

Megjithatë sipas sizmologëve nuk ka vend për panik. Intensitetit i pasgoditjeve ka rënë dhe sipas tyre tërmete të tilla janë të zakonshëm në vendin tonë.

q

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *