Lëkundjet e tërmetit, reagon Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi: Jemi në gatishmëri të plotë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me lëkundjet e tërmetit mbremjën e kësaj të diele.

“Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate”, shkruan Peleshi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *