Leli del nga SPAK por nuk jep arsyen e thirrjes: Pyesni Prokurorinë e Posaçme…

 

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka dalë nga ambientet e SPAK, por nuk ka dhënë asnjë detaj rreth arsyes pse është thirrur në organin e akuzës.

Kryebashkiaku i Vlorës, pyetjes se nëse kishte ardhur për kallëzim apo nëse e kishte thirrur SPAK, Leli është përgjigjur se asnjëra prej tyre.

“Nuk më thirri SPAK dhe nuk erdha të bëj denoncim. Për më shumë pyesni në SPAK”,-  është shprehur kryebashkiaku lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu ditën e sotme ai u sulmua nga kreu i qeverisë Edi Rama gjatë takimit me kryetarët e bashkive në Pogradec. Rama tha se drejtuesi i bashkisë së Vlorës fle gjumë pavarësisht kapaciteteve që ka bashkia që ai drejton.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *