Kompania mëmë kineze e rrjetit social ‘Tik Tok’ ka prezantuar një aplikacion të ri që tashmë është bërë mjaft i pëlqyer. ‘Lemon8’ është kombinimi perfekt i Instagram, TikTok dhe Pinterest.
‘Lemon8’ është një aplikacion për ndarjen e fotografive dhe videove në stilin Instagram. Ai kuron përmbajtjen e fotografive dhe videove kryesisht për ushqimin, mirëqenien, bukurinë dhe udhëtimin.
Një arsye për popullaritetin e tij është se ai dallon nga rrjetet e tjera sociale sepse është një hibrid i përmbajtjes dhe blerjeve, një përzierje perfekte mes Instagram dhe Pinterest.
Megjithatë, ndryshe nga rrjetet e tjera sociale, ‘Lemon8’ thekson mundësinë e blerjes së përmbajtjeve që shihni të fotografuara në profilet e përdoruesve të tjerë. Një nga veçoritë më tërheqëse të aplikacionit është përdorimi i dizajnit grafik në shumicën e postimeve.
Krijuesit shpesh shtojnë tekst në imazhe, duke etiketuar atë që portretizohet në foto ose ku mund ta gjejnë atë objekt. Këto etiketa shpesh shoqërohen me link.