Një shtetas 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike tip kanabis. Kjo e fundit ishte e ndarë në doza gati për shitje.
I arrestuari është shtetasi Pjetër Kola, banues në Vaun e Dejës.
Njoftimi:
Vau i Dejës/Arrestohet një 40-vjeçar, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike kanabis, të ndarë në doza të gatshme për shitje.
-P. K., 40 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në fshatin Mjedë, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.