Lëndohet 13-vjeçari nga sherri mes të miturve tek “Asllan Rusi”

Një përleshje mes të miturve ka ndodhur pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, ku janë përfshirë pesë adoleshentë.

Si pasojë e konfliktit, një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Shkaku i përplasjes ende nuk është i qartë, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *