Protesta e opozitës e zhvilluar përpara ambienteve të Parlamentit u përshkallëzua në përdorimin e tymueseve dhe flakadanëve nga ana e pjesëmarrësve. Ata kanë hedhur këto mjete në drejtim të oborrit të Kuvendit.
Një efektiv policie ka mbetur i plagosur për shkak të përplasjeve me protestuesit. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore, por kolegët i dhanë menjëherë ndihmën e parë.