Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi ka treguar luftën e saj me ankthin dhe depresionin. Teksa banorët e Big Brother kanë rrëfyer mbi tradhëtinë, divorcin, dhunën në familje apo pamundësitë ekonomike e shumë vështirësi të tjera, edhe Fifi ka folur rreth betejës së saj.
“Trupi im nuk i përballon dot emocionet e forta, sidomos stresin dhe frikën. Më bien të fikët menjëherë, episodi i parë ka ndodhur në vitin 2015 kur unë isha pjesëmarrëse në nje festival. Dhe që atëherë vazhdoi disa herë rresht. Ishte shumë e vështirë, të gjithë më thoshin që unë nuk do t’ja dilja dot në muzikë“,- tha Fifi.
Fifi sqaroi se mjekimi lidhur me këtë problem ishte shumë i vështirë dhe madje i shoqëruar me komplikacione të shumta.
“Nisa të përdorja ilaçe por më dhanë shumë efekte anësore. Nisa të shihja haluçinacione dhe të dëmtoja dhe vetën prej tyre. Lëndoja veten me çfarë të gjeja në shtëpi“,- shtoi ajo.
/Priza.al/