Leo Messi drejt PSG-së?! Vijojnë aludimet, Neymar shton dyshimet! Çfarë pritet të ndodh

Largimi i Lionel Messit ka shkaktuar trishtim dhe zemërim të madh te tifozët e Barcelonës, të cilët nuk arrijnë ta imagjinojnë skuadrën e zemrës pa yllin argjentinas. Sipas thashethemeve, klubi i ardhshëm i Messit do të jetë PSG, me francezët që kanë mundur konkurrencën e Manchester City-t.

Për të inkurajuar këtë hipotezë, mesazhi i Neymar në Whatsapp mbërriti në grupin ku janë lojtarët e PSG. Pas fotografive në shoqërinë e Neymar, Di Marias dhe Verrattit, vjen një konfirmim tjetër: Leo Messi është drejtuar drejt Kullës Eifel për të vazhduar magjepsjen.

Sipas raporteve nga RMC Sport, ka pasur një kontakt midis argjentinasit dhe ish-shokut të skuadrës Neymar i cili madje i ofroi argjentinasit numrin 10. Një gjest miqësie që për momentin, Messi nuk e ka pranuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *