Në seancën e sotme në Kuvend Bujar Leskaj ka përkujtuar Revoltën e Qafë Barit dhe Revoltën e Spaçit.
Leskaj ka replikuar edhe me kryeministrin Edi Rama, ku ky i fundit i tha se fillimisht duhet të lajë gojën dhe më pas të flasë për ata që dhanë jetën
Leskaj: Sot është një datë të cilën duhet ta përkujtojmë Dy janë ngjarjet që dëshmojnë se edhe në vitet e diktaturës kishte revolta dhe qëndrestarë. Kujtoj revoltën e Spaçit është 49 vjetori i saj dhe 38 vjetori i Revoltës së Qafë Barit. Ky përkujtim i imi ishte veracion për ta dhe besoj ju të gjithë jeni në një mendje”, tha ai.
Rama: Ju flisni këtu për ata, por ata donin një Shqipëri ku e drejta e pronës ishte e garantuar, ju përfaqësoni këtu partinë që e shkatërroi të drejtën e pronës. Ata donin një Shqipëri që të mos ishin si këmbët e dhisë, ju nuk patët kurajon të hapnit dosjen e sigurimit të shtetit të cilët i hapëm ne. Ju i mbajtët mbyllur. Ata donin një Shqipëri të orientuar nga Perëndimi dhe jo nga Lindja dhe ju sot përfaqësoni palën antiamerikane në krahun tuaj dhe jeni krenar në krah të atij që e ngritët si flamur dhe në vend të logos së PD ka damkën e DASH dhe si i korruptuar domethënës dhe kur mendoj të gjitha këto se si më duket që ju rreshtoni emra të vdekurish në ferrin e komunizmi dhe na kërkoni të bashkoheni, jo bashkohuni ju me ta. Kështu laje mirë njëherë gojën për të gjitha ato që ke thënë në mbështetje të atij flamuri të rreckosur dhe pastaj flisni për ata që dhanë jetën.