Deputetja Grida Duma ka lënë sot mandatin, duke u tërhequr kështu nga PD.
Përmes një letre drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikollës dhe deputetit, Enkelejd Alibeaj, Duma ka kërkuar që të kryhen të gjitha hapat formalë për lënien e mandatit si deputete.
Letra e plotë:
Ju drejtohem me këtë shkresë në mënyrë që, në cilësinë e detyrës dhe pozicionit tuaj, të kryeni hapat formalë që pasojnë lënien apo dorëzimin e vullnetshëm të mandatit tim si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, Partia Demokratike, qarku Tiranë.
Vendimi për lënien apo dorëzimin e mandatit të deputetes, mbështetet në vullnetin tim të lirë e të plotë, bazuar në bindjen dhe arsyetimin tim se si duhet përmbushur misioni i përfaqësimit të votuesit.
Për rrjedhojë, nga dita e sotme që mban datën e shënuar në këtë shkresë, ju dorëzoj mandatin e deputetit.